Ballina / KURIOZITETE / Ka 900 milionë $, njerëzit grumbullojnë fonde që të arrijë miliardin
Ka 900 milionë $, njerëzit grumbullojnë fonde që të arrijë miliardin

Ka 900 milionë $, njerëzit grumbullojnë fonde që të arrijë miliardin

Kylie Jenner rezulton të jetë më e pasura e familjes së saj të kamur. Pavarësisht famës eklipsuese të së motrës, Kim Kardashian, Kylie ka mundur të grumbullojë 900 milionë dollarë falë linjës së saj të produkteve kozmetike, duke fituar kështu vlerësimin e “Forbes”.

Revista e njohur e lavdëroi 20-vjecaren për iniciativat që e kanë bërë njërën prej milionereve më të reja të botës, të cilat e kanë vënë pasurinë vetë. Dhe nëse arrin të mbledhë vitin tjetër edhe 100 milionë të tjera, do të marrë titullin e miliarderes më të re në botë me këtë lloj “background”-i. Pikërisht ky informacion ka shtyrë një pjesë të ushtrisë së saj të fansave që të organizojnë mbledhje fondesh për ta bërë pasaniken akoma edhe më të pasur!

Njëri prej tyre shkoi deri aty sa të krijonte një faqe të posaçme, “GoFundMe” me synimin të mblidhen sa më shume të ardhura, në mënyrë që Kylie të arrijë të thyejë rekordin.

20-vjeçarja ka 110 milionë ndjekës në Instagram, shumica të rinj e kryesisht femra. Suksesi i saj mund të shihet si pjesë e tendencave të reja të industrisë globale të kozmetikës, e cila ka pësuar një shndërrim të fuqishëm prej mediave sociale dhe influencës së blogerëve, të kthyera në armën më të rëndësishme të reklamimit të një marke në ditët tona.

@Fluidi

Provo po ashtu

FBI mbyll observatorin në rrethana misterioze

FBI mbyll observatorin në rrethana misterioze

Objekti fokusohet në kërkimet diellore dhe teleskopi i tij është një nga observatorët më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.