Juventus – Roma, Allegri zbulon formacionin

Të shtunën në orën 20:45 të gjithë sytë do të përqendrohen në Torino pasi Juventusi do të presë Romën në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.

Ky duel pritet të jetë një përballje e fortë pasi Juventusi kërkon të thellojë distancën me ndjekësit ndërsa Roma e vendit të dytë do të provojë t’i rrëmbejë fitoren për të rihapur kampionatin italian.

Në prag të supersidës, trajneri i bardhezinjve, Masimilliano Allegri theksoi se ky është një duel shumë i vështirë duke i kërkuar skuadrës së tij të mos neglizhojë kundërshtarin.

Gjithashtu ai foli dhe për 11-shën e titullarëve që do të zbresin në fushe ku Gonzalo Higuain do të aktivizohet që nga minuta e parë.

“Na pret një ndeshje e vështirë, ku sigurisht nevojitet një punë e madhe nga të gjithë nëse duam të fitojmë. Në sulm do te jetë Higuain por ende nuk e kam vendosur për shokun e tij të repartit. Mund të luajë Mandzukic ose Dybala, por të tre bashkë është e pamundur. Do të shikoj se si do të ecë seanca e fundit stërvitore dhe më pas do të vendos. Vitet e fundit Roma ka qenë rivali ynë për titullin kampion.

Është një skuadër e fortë, e organizuar mirë dhe lojtarë shumë cilësorë. Ndryshe nga fillimi i kampionatit ata po tregohen më të kujdesshëm në mbrojtje. Është një sfidë që nuk vendos kampionatin”, u shpreh Allegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.