Juve kampion për herë të katërt në Itali

Juventusi është shpallur kampion i Italisë për të 31-ën herë në histori, duke arritur të fitojë “tringjyrëshin” e katërt radhazi.
Pas tri kampionateve të epokës Konte, këtë sezon “firma” është e trajnerit Alegri. Vendimtare ka qenë fitorja në “Marasi” kundër Sampdorias së MIhajlloviçit.
Goli i suksesit u shënua në minutën e 32-të falë një goditjeje me kokë të Vidalit. Për Juventusin, festa nuk mund të zgjasë shumë, pasi duhet të mendojë për sfidën me Realin në Champions.