Ballina / KRYESORE / Juncker: Nëse vijohet kështu në pak kohë “drita jeshile”
rama-juncker_INFOGLOBI

Juncker: Nëse vijohet kështu në pak kohë “drita jeshile”

Gjatë vizitës së tij në Brukesel, kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Në fjalën e tij Presidenti i KE-së, Juncker tha se Komisioni është i impresionuar nga progresi në Shqipëri.

“Jam shumë i kënaqur për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë. Është një mik i mirë i imi. E kam takuar së pari në vitin 2003 ose 2004 kur isha kryeministër i Luksemburgut.

Pata një vizitë kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës. E pata përshtypjen gjithmonë se ai do kishte një të ardhme të drejtë, çfarë ndodhi. Ne si Komision Europian jemi shumë të impresionuar nga progresi që ka bërë Shqipëria në shumë fusha, në domeine të ndryshme, në reforma.

Lavdërojmë përpjekjet e kryeministrit për të luftuar korrupsionin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është bërë një progres domethënës. Jemi shumë të lumtur me këtë që po ndodh në Shqipëri. Nëse bëhet progres i mëtejshëm gjatë 6 muajve në vijim, synoj që ti propozoj këshillit të Ministrave të vendeve anëtare hapjen e negociatave. Por kjo do të varet nga progresi në vijim”, tha Juncker.

“Kam qëllim të vizitoj Shqipërinë vitin e ardhshëm. Ia thashë këtë personalisht Ramës por ai nuk më besoi por po e them publikisht”, tha Juncker.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

termet

Tjetër tërmet i fuqishëm trondit Shqipërinë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Shqipërinë pak momente më parë, rreth orës 15.05. Tërmeti …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.