Ballina / KOSOVA / Juncker, Hahn e Mogherini kanë arritur në Kosovë. Kjo është agjenda
juncker mogherini e hahn

Juncker, Hahn e Mogherini kanë arritur në Kosovë. Kjo është agjenda

Treshja kryesore e BE-së, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Komisionari për Fqinjësi të mirë e negociata, Johannes Hahn, si dhe shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tashmë ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Gjatë qëndrimit një ditorë në Kosovë, Z. Juncker dhe bashkëpunëtorët priten të zhvillojnë një takim të përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky takim si mëson InfoGlobi nga zyrtarët e BE-së është paraparë të mbahet në orën 14:20.

Pas takimit do të mbahet konferenca për shtyp (15:25)  kurse prej orës 16 në hapësirat e Bibliotekës kombëtare në Prishtinë, do të mbahet takimi i zyrtarëve me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ky delegacion do të përmbyll vizitën me një takim që do ta mbajë me qytetarë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nga ora 16:00.

Ndryshe sot në Kuvend votohet pro ose kundër demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

LEXO EDHE:

 Seanca e demarkacionit ka gjasa që mbahet në orën 17

Provo po ashtu

zgjedhje

Foli Gjykata Supreme: Heqjen nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia

Gjykata Supreme ka vendosur që mbi 3 mijë e 700 pako me fletëvotime të ardhura …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.