Ballina / RAJONI / Juncker: Duhet mbajtur premtimi i bërë Tiranës dhe Shkupit

Juncker: Duhet mbajtur premtimi i bërë Tiranës dhe Shkupit

“Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por edhe reformat e guximshme që ka ndërmarrë Shqipëria, “duhet të na lejojnë që ti hapim negociatat”, tha kreu i KE

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë parparime thelbësore.

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian me rastin e debatit për përgatitjet për Këshillin Evropian të 17-18 Tetor 2019, Juncker kërkon që të mbahet premtimi me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë përparim thelbësor. Kjo është arsyeja pse presidenti Tusk, presidentja e zgjedhur von der Leyen dhe unë u shkruajtëm një letër shteteve anëtare duke i ftuar ata të bëjnë atë që u premtuan vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.”

“Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por edhe reformat e guximshme që ka ndërmarrë Shqipëria, “duhet të na lejojnë që ti hapim negociatat”, tha kreu i KE.

“Nëse Europa ka një vullnet të fortë, gjithmonë ekziston një mënyrë për të arritur qëllimet e dakorduara zakonisht.

Unë marr shembullin e marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë – korniza europiane dhe perspektiva europiane kanë ndihmuar për të siguruar që një konflikt dhjetëvjeçar te zgjidhet përfundimisht.

Dhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë me guxim, na lejojnë të parashikojmë në një mënyrë të favorshme hapjen e negociatave të pranimit.”

Provo po ashtu

Shkupi pritet të vendosë për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut, të dielën, pritet të vendosin për datën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.