Ballina / BOTA / Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks bëhet shtetas i Ekuadorit
julian assange

Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks bëhet shtetas i Ekuadorit

Ekuadori i dha kombësinë Julian Assange, krijuesi australian i “Wikileaks” i cili është strehuar që prej vitit 2012 në ambasadën e këtij vendi në Londër, njoftoi sot shefja ekuatoriane e diplomacisë, Maria Fernanda Espinosa.

“Ky natyralizim u dha më 12 dhjetor 2017”, deklaroi ajo gjatë një konference për shtyp, duke shpjeguar se Kuito i kishte kërkuar më pas Londrës që t’i japë Assange statusin e diplomatit, që është refuzuar nga qeveria britanike.

“Qeveria e Ekuadorit ka të drejtën t’i japë kombësinë personit që mbron dhe të lehtësojë kështu (…) integrimin e tij më vendin që e pret”, shtoi Espinosa.

Nga ana tjetër Londra reagoi për këtë dosje të nxehtë duke u shprehur se “Britania e Madhe nuk ka marrë asnjë kërkesë dhe ne nuk është në diskutime me Ekuadorin mbi këtë çështje”.

Duke i’u druar një ekstradimi drejt Suedisë për një dhunim të mundshëm që ai e mohon, Julian Assange, 46 vjeç, gjeti azil në vitin 2012 në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

LEXO EDHE:

 “Wikileaks” ishte vetëm fillimi, lexoni çka sjell skandali “Paradise Papers”

@Fluidi

Provo po ashtu

shba drejtesia

SHBA, nën mbikqyrje praktikat monetare të disa vendeve

Administrata Trump refuzoi sërisht ta etiketojë Kinën si manipulatore të monedhës, por thotë se po …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.