fbpx
jezu krishti

Joseph Atwill: Historia e Jezu Krishtit është trillim

Joseph Atwill, autor i librit të titulluar “Mesia i Cezarit: Konspiracioni Romak për të Shpikur Jezusin”, thotë se Krishterimi nuk filloi si një fe, por si një propagandë e sofistikuar qeveritare e përdorur për të qetësuar subjekte të Perandorisë Romake.

Në konferencën “Covert Messiah”, që ishte mbajtur në Londër, Atwill prezantoi teorinë e tij se ‘Dhjata e Re’ u shkrua nga aristokratët romak të shekullit të parë dhe se e gjithë historia e Jezusit është trillim i tyre.

Duke theksuar idetë e tij në një postim në ueb-faqen e tij, Atwill shkruan: “Krishterimi mund të konsiderohet fe, por në fakt u zhvillua dhe u përdor si një sistem për kontrollin e mendjes për të prodhuar skllevër të cilët besonin se Zoti kishte dekretuar skllavërinë e tyre”.

Atwill thotë se aktet e kryengritjes së sekteve hebraike, të cilët po e prisnin ardhjen e të ashtuquajturit ‘luftëtari Mesia’ në Palestinë, ishin një problem i vazhdueshëm për Perandorinë Romake dhe se pasi Perandoria kishte zhdukur të gjitha mjetet tradicionale të trajtimit të problemit, ata përdorën luftën psikologjike.

“Ata mendonin se mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e veprimtarisë së zellshme të misionarëve hebraik ishte krijimi i një sistemi besimi konkurrues”, tha Atwill për PRWeb.com.

“Dhe ky ishte momenti kur historia ‘paqësore’ e Mesias u shpik. Në vend që të frymëzonte luftën, Mesia kërkonte kthimin e pacifizmit dhe nxiti që çifutët t’i nënshtroheshin Cezarit dhe t’ia paguanin taksat Romës”, tha ai.

Atwill vazhdon: “Edhe pse Krishterimi mund të jetë ngushëllim për disa, ai mund të jetë edhe i dëmshëm dhe shtypës, një formë e fshehtë e kontrollit të mendjes që ka çuar në pranimin e verbër të bamirësisë, varfërisë dhe luftës përgjatë historisë.

Deri më sot, veçanërisht në SHBA, krishterimi përdoret për të krijuar mbështetje për luftën në Lindje të Mesme”.

Diku tjetër, Atwill shkruan gjithashtu: “Në fakt ai (Jezusi) mund të jetë i vetmi personazh imagjinar në letërsi, historia e jetës së të cilit mund të gjurmohet në burime tjera. Sapo të gjitha këto burime të zbulohen, thjeshtë s’do të mbetet më asgjë”.

Atwill thotë se e bëri zbulimin e tij kur ishte duke e studiuar Dhjatën e Re bashkë me “Luftën e Judenjve” nga Josephus – e vetmja mbetje historike e Judesë së shekullit të parë.

“Ajo që duket se ka evituar shumë dijetarë është se rendi i ngjarjeve dhe vendndodhjeve të shërbesës së Jezusit janë më shumë ose më pak të njëjta me renditjen e ngjarjeve dhe vendndodhjeve të fushatës ushtarake të Titus Flavit, siç përshkruhet nga Josephus”, thotë Atwill.

“Kjo është dëshmi e qartë se ky është një model i ndërtuar në mënyrë të qëllimshme”, vazhdon ai. “Biografia e Jezusit në fakt është ndërtuar nga histori të mëparshme, por sidomos nga biografia e Cezarit Romak”, thotë ai.

Richard Dawkins, autori dhe biologu evolucionar anglez, i njohur për pikëpamjet e tija antifetare, kishte shkruar një postim në Twitter në lidhje me këtë ngjarje të mbajtur në Londër.

Ai tha se teoria e Atwill është thjeshtë një nga disa prej teorive të konspiracionit biblik. Këto teori zakonisht përfshijnë sugjerimin se shoqëritë sekrete, shkollat misterioze dhe fetë e tjera përdorën historinë imagjinare të Krishtit për të unifikuar Perandorinë Romake nën një shtet fetar

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.