Ballina / RAJONI / Johannes Hahn më 25 korrik në Beograd, temë edhe Kosova

Johannes Hahn më 25 korrik në Beograd, temë edhe Kosova

Komesari evropian për politikë fqinjësore dhe bisedime për zgjerim Johannes Hahn, do të vizitojë Serbinë me 25 korrik, i kanë thënë përfaqësues të qarqeve diplomatike nga Brukseli.

Sipas burimeve të gazetës beogradase “Danas”, Hahn do të takohet me zyrtarë serbë, duke përfshirë edhe Aleksandar Vuqiçin, ndërsa tema kryesore të bisedimeve do të jenë Kosova, integrimet evropiane, situata në regjion.

Gazeta përkujton se mediat austriake spekulojnë se Johannes Hahn “ka mundësi të mira” që të fitojë edhe mandatin e tretë në Bruksel.

Po ashtu, përkujtohet se gjatë vizitës në Beograd, në fund të marsit, Hahn, pas takimit me kryeministren serbe Ana Bërnabiç ka thënë se është i rëndësishëm dialogu i Beogradit e Prishtinës dhe se i vjen keq që bisedimet janë ngrirë, duke theksuar se “e kupton zemërimin” e Serbisë për shkak të vendimit të pushtetit të Kosovës për vënien e taksës prej 100 për qind në mallin serb.

Provo po ashtu

shtetaset e huaja

Janë gjetur shëndosh e mirë dy shtetaset e huaja në Bjeshkët e Nemuna

Dy femra të raportuara të humbura dje në Bjeshkët e Nemuna, janë gjetur sot. Lajmin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.