Ballina / Shëndet & Fitnes / Joga kundër dhimbjeve të mesit
joga

Joga kundër dhimbjeve të mesit

Dhimbja e mesit është e zakonshme tek shumë njerëz. Teksa shkaqet mund të jenë të shumta që nga një qëndrim i gabuar ulur gjatë gjithë ditës, dhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në dhimbjet e mesit dhe mosrehatia.

Në disa raste disa ushtrime të thjeshta joga ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. “Joga është shumë e mirë për fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë, duke korrigjuar posturën dhe frymëmarrjen, të gjitha janë të nevojshme për një shpinë të shëndetshme”, thotë Sasha Cyrelson, drejtoresha klinike e një Terapie Fizike Profesionale në Nju Xhersi. Ajo shton se joga është mjaft e mirë të bëhet përditë.

Disa këshilla të Sashës: “Kurr mos u shtriqni në pozicionin e dhimbjes. Dhimbja është ajo që na tregon trupi për diçka që nuk shkon”.
Ndërsa instruktorja e jogës, Shanna Tyler sugjeron disa nga pozicionet e jogës që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së mesit. Ja pozicionet e duhura:

Pozicioni i fëmijës

Ky pozicion mban tensionin e mesit duke zgjatur dhe përafruar shtyllë kurrizore, e cila dekompreson dhe ju jep një shtriqje të mirë. Mbajeni këtë pozicion nga 1 në 3 minuta.

pozicioni femijes joga

 

Me fytyrë poshtë

“Ndonjëherë dhimbja e mesit vjen edhe se pjesa e pasme e këmbëve tona janë shumë të tendosura”, shpjegon Tyler. Me fytyrë poshtë është një mënyrë e mirë për të shtriqur leqet e këmbëve dhe kyçet. Mbajeni këtë pozicion për 1 deri në 3 minuta.

fytyreposhte-joga

Përkulja e përhershme

Edhe ky pozicion shtriq shpinën dhe këmbët dhe gjatësinë e shtyllës kurrizore, të cilat të dyja lehtësojnë dhimbjet e mesit. Mbajini gjunjët pak të përthyera sugjeron Tyler. Mbajeni këtë pozicion për 1 deri në 3 minuta.

perkulja-e-perhershme-joga

Pozicioni i Sfinksit

Pozicioni i Sfinksit krijon një kurbë të bukur natyrore të fundshpinës, ajo angazhon gjithashtu dhe pak krahët tuaj, e cila është e dobishme për mbështetjen e shpinës. Edhe ky pozicion duhet mbajtur për një deri në tre minuta.

 

pozicioni-sfinksit-joga

Gjunjtë tek gjoksi dhe rrotullohu

Tyler thotë se i pëlqen ky pozicion i rrotullimit të ngadaltë pasi të jep një masazh natyral të trupit. Bëjeni këtë pozicion për 1 deri në 3 minuta.

gjunjte dhe kembet larte

Pozicioni i Pëllumbit

Kjo lëvizje, e njohur dhe si “figura katër” shtriq ijet, të pasmet dhe kofshët thotë Tyler. Mbajeni këtë pozicion nga 1 deri në 3 minuta për çdo këmbë.

 

pozicioni-pellumbit-jogaShtrembërimi shtrirë

Tyler thotë se ky është një pozicion i mirë për mesin, pasi të jep mjaft lehtësime nëse jeni të tendosur. Por për disa njerëz kjo mund të irritojë fundshpinën. Nëse ju dhemb, mos e bëni këtë pozicion. Gjithashtu, Tyler këshillon të vendosni një peshqir poshtë gjunjëve por t’ju ndihmuar të lehtësoni dhimbjet nëse jeni super të lodhur. Mbajeni këtë pozicion 1 deri në 3 minuta për çdo anë.

shtremberimi-shtrire-joga

Check Also

kapslleku

Kështu mund ta trajtoni kapsllëkun

Kapsllëku është një kusht shëndetësor shumë i përhapur tek njerëzit. Disa nga faktorët që ndikojnë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *