Ballina / PSIKOLOGJI / Jo të lodhur, por të stërlodhur!!! Ja shenjat…

Jo të lodhur, por të stërlodhur!!! Ja shenjat…

Shpesh herë ndjeheni të lodhur dhe nuk jeni në gjendje të identifikoni se çfarë po ndohë me gjendjen e juaj psikologjike e fizike.

Më poshtë janë gjashtë shenja që shpiejnë në përfundimin se organizmi juaj është alarmuar dhe ka nevojë për pushim. Fjala është për shenjat që shfaqen kur jeni të stërlodhur, apo kur tek ju është akumuluar lodhja për një kohë të gjatë.

1. Tharja e buzëve, kokëdhimbja dhe dehidrimi

2. Nuk shihni qartë, mendimet e juaja nuk janë të kthjellta

3. Orët e zakonshme të punës u duken të dyfishuara

4. Jeni super të stresuar, përkundër faktit se nuk i pranoni vetës një gjë të tillë

5. Ju shtohet, ose ju humbet oreksi. Ushqimi apo mosushqyeshmëria kalojnë në skajshmëri

6. Nuk mund të fleni sa duhet dhe si duhet

Zgjidhja:

Pini ujë, të paktën një deri në dy litra ujë në ditë.

Ecni në natyrë, të paktën 10 minuta në çdo tre orë. Gjatë ecjes mos mendoni. Merrni frymë thellë dhe përpiquni ta shijoni gjelbërimin ose bardhësinë e borës.

Çdo mëngjes praktikoni dhjetë minuta disa ushtrime të lehta fizike.

Dy ditë në javë kaloni kanalet televizive të lajmeve. Gjeni programe sporti, filmash dokumentar apo thjeshtë kanale televizive argëtimi.

Dy ditë në javë, mos lexoni lajme politike. As kronikën e zezë. Krijoni si rregull që gjatë atyre dy ditëve të lexoni vetëm gjëra pozitive dhe argëtuese. Pse jo: këshilla , shkencë, shëndetë, teknologji…

Aktivizone dellin e juaj të humorit. Në rrjetet shoqërore e portale postoni gjëra pozitive, pse jo edhe ndonjë barcoletë. Barcoleta ju bën të ndiheni më mirë se kur postoni komente intenzive me energji negative për aktualitetin që ju rrethon.

Para gjumit preferohet pak mjalt dhe një çaj bliri apo kamomile.

Ju dëshirojmë sukses !!!/INFOGLOBI/V.B.

@Fluidi

Provo po ashtu

vetmia, mësime

Gulf News: Pse është kaq i vetmuar brezi i sotëm ?

Mos harroni: Mos e matni veten me arritjet e njerëzve të tjerë. Ju nuk jeni …