October 9, 2013 Në historinë e Amerikës, Kristofer Kolombo njihet si zbulues i shteti tashmë më të fuqishmit në botë, Amerikës.
Por, duket se ca gjëra mund të mos jenë kështu si duken, pasi që janë zbuluar disa fakte që Kolombo nuk ishte i pari që e zbuloi Amerikën. Admirali kinez, Zheng He duket se e ka zbuluar Amerikën 74 vite para Kolombos. Një studiues britanik, Gavin Menzies thotë se ka zbuluar një hartë që besohet se është e Amerikës, dhe që daton që prej vitit 1418.
Harta është një kopje 600-vjeçare dhe është gjetur në një dyqan librash të dorës së dytë. Ndryshe, siç e njeh historia, Kristofer Kolombo e kishte menduar se toka është e vogël dhe se me anije mund të arrinte në lindjen e largët. Por, vlerësimi i tij i gabuar rreth madhësisë së Tokës, shkaktoi edhe në llogaritjen e rezervave ushqimore dhe të pijeve për një rrugë kaq të gjatë, vlerësim i cili ka mundur të shkaktojë edhe dështimin e ekspeditës së tij, por për fat të mirë, në rrugë e “pengoi” e papritura për atë kohë, kontinenti i panjohur, Amerika. Prapë se prapë Kolombi vdiq duke menduar se ka zbuluar rrugën për në Indi dhe jo kontinentin e ri, Amerikën, kur më vonë e vërtetoi Ameriko Vespuci, sipas të cilit edhe e mori emrin ky kontinent./InfoGlobi/D.M.
harta2