fbpx

Jeta në Tokë është e vjetër 3.4 miliard vjet

Shkencëtarët në Australi kanë zbuluar fosilet më të vjetra në Tokë dhe pohojnë se kjo është dëshmi serioze se qelizat e bakterieve kanë qenë të afta për jetë në botën pa oksigjen, para më shumë se 3.4 miliard vjetësh.
Ky zbulim dëshmon se jeta e hershme është bazuar në squlfur dhe mbështet idenë se format e ngjajshme të jetës kanë mundur të ekzistojnë në planetet tjera, ku niveli i oksigjenit është i ulët, apo fare nuk ekziston.
Mikrofosilet, për të cilat shkencëtarët thonë se janë të ruajtura shumë mirë dhe tregojnë struktura të ngjajshme me qelizat, janë zbuluar në pjesën e largët të Australisë përëndimore, të quajtur Strelli Pull./ infoglobi.info