Jep dorëheqje Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re: Shkova në plazh, jam idiot

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re, David Clark, e quajti veten idiot dhe dha dorëheqje nga posti, pasi theu karantianën. Ai pranoi publikisht se kishte shkuar në plazh me familjen, duke u larguar rreth 20 kilometra larg shtëpisë së tij.

“Në një kohë kur ne po kërkojmë nga banorët e Zelandës së Re që të bëjnë sakrifica historike, unë e braktisa ekipin. Jam një idiot dhe e kuptoj pse njerëzit do të zemërohen me mua. Si ministër i shëndetësisë, është përgjegjësia ime që jo vetëm t’i ndjek rregullat, por të jap një shembull për Zelandën e Re. Unë i kërkova falje kryeministres dhe dhashë dorëheqjen.”- raporton BBC

Dorëheqja e Clark nuk është pranuar nga kryeministrja Jacinda Ardern, e cila ka thënë se kjo nuk është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen sepse ekipi qeveritar duhet të qëndrojë i bashkuar në krizën e COVID-19,

Ministri Clarke ishte fotografuar edhe më parë duke ecur me biçikletë, por herën e fundit ai e ka quajtur veten një idiot për veprimin që bëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.