kujtesa

A jeni inteligjentë, përgjigjet i keni në këto 5 pyetje

Në pesë pyetjet në vazhdim duhet të përgjigjeni menjëherë. Nuk guxoni ta zvarritni, përgjigjuni në afat prej 5 sekondash.

Pyetja e parë

Po merrni pjesë në garë. E keni kaluar të dytin në garë! Në cilin vend jeni?

Pyetja e dytë:

Për t’u përgjigjur në pyetjen e dytë mos mendoni aq gjatë sa në pyetjen e parë.

Nëse në garë e kaloni personi e fundit, i sati jeni ju…?

Pyetja e tretë:

Mtematikë e ngatërruar! Këtë duhet ta zgjidhni pa digitron apo laps.

Provoni:

I keni 1.000 dhe shtojini 40. Tash shtojini edhe 1.000. Tash shtojini 30. Shtojini përsëri 1.000. Tash shtojini 20. E tash shtojin edhe 1.000. Tash shtojini 10.

Sa u bënë gjithsej?

Pyetja e katërt:

Babai i Marias i ka 5 vajza: Nana, Nene, Nini, Nono. Si quhet vajza e pestë?

Pyetja e pestë:

Personi memec don të blejë një brushë për dhëmbë. Si e bën këtë? Duke imituar lëvizjet e larjes së dhëmbëve e bën këtë.

Nëse personi i verbër don të blejë syze të errëta për diell, si do t’ia shpjegojë shitësit?

Përgjigjet:

1. Nëse jeni përgjigjur se jeni i pari, nuk keni të drejtë! Nëse e kaloni personin e dytë dhe e zini vendin e tij, atëherë jeni i dyti!

2. Nëse jeni përgjigjur se jeni i parafundit, atëherë sërish nuk keni të drejtë. Si mund ta kaloni personin e fundit?

3. A i keni fituar 5.000? Përgjigja e saktë është 4.100.

Nuk besoni? Vërtetjeni me digitron!

4. Nunu? Jo! Natyrisht se jo!

Emri i saj është Maria. lexojeni përsëri.

5. Me fjalë. Është i verbër, nuk është shurdhmemec!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.