Ballina / KRYESORE / Java Ndërkombëtarë e Njeriut me Shkop të Badhë

Java Ndërkombëtarë e Njeriut me Shkop të Badhë

Në kuader të kësaj Akademie u bë promovimi i disa romaneve artisitike në shkrimin braj si dhe u nda mirënjohje për Ambasaden e Republikës së Çekisë në Prishtinë

Me rastin  e “Javës Ndërkombëtarë të Njeriut me Shkop të Badhë”, u mbajtë akademia solemne e cila është Oragnizuar nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës.

Në këtë aktivitet ishte Ambasadori i Republikës Çeke në Prishtinë z. Pavel Bilek, përfaqësues nga ministritë e Republikës së Kosovës.

Të pranishëm ishin edhe Daut Tishuki Kryetar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu kryetar i Forumit Kosovarë të Aftësisë së Kufizuar , Mexhit Foniqi- Dretor në SHVK, përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuar dhe zyrtar të ndryshumë të instutucionave të Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë u diskutua për të arriturat dhe sfidat që kanë personat e verbër dhe në përgjithësi në realizimin e të drejtave të tyre.

Në kuader të kësaj Akademie u bë promovimi i disa romaneve artisitike në shkrimin braj, ku nga sot e tutje këto romane do të gjinden në Biblotekën Kombëtare “Pjeter Bogdani’ në Pirshtinë. Kjo literatur në shkrimin Braj u mundësua nga MKRS.

Njëherit, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, ka nda mirënjohje për Ambasaden e Republikës së Çekisë në Prishtinë, ku këtë mirënjohje e pranoj vet Abasadori z.Pavel Bilek, ku edhe një herë deshmoj bashkëpunimin e pa rezervë nga Agjensioni Çek për Zhvillim për komuniteti e të verbërve.

Mirënjohje u ndanë edhe për disa zyrtar e institucione që kanë kontribuar në realizimin e objektivave të SHVK-së.

“Java Ndërkombëtarë e Njeriut me Shkop të Badhë”, oragnizuar nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës dhe është mbështetë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republiken e Kosovës.

Provo po ashtu

Gjykata Kushtetuese

Supremja refuzon ankesat e VV-së, LDK-së e KDTP-së kundër PZAP-it

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat në PZAP të Lëvizjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.