Ballina / SPORT / Java Evropiane e Sportit bashkon shtete dhe partnerë evropianë
beactive, sport, europian week of sport, kosova, europa

Java Evropiane e Sportit bashkon shtete dhe partnerë evropianë

Gjatë fushatës së këtij viti synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e aktiviteteve fizike në shkolla dhe vende të punës

Komiteti Olimpik i Kosovës ka hapur “Javën Evropiane të Sportit”, që mbahet nën patronatin e ministrit në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sport, Kujtim Gashi.

KOK-u organizon “Forumin për Sportin”, i cili ka për qëllim të mbledh të gjithë përfaqësuesit e lartë të sportit, kontribuuesit, biznesmenët, institucionet qendrore dhe ato lokale, gazetarët sportivë, dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar në forma të ndryshme në sport, në mënyrë që bashkërisht të diskutojnë problemet e shumta që preokupojnë sportin, klubet, sportistët tanë, si dhe komunat.

Temat të cilat janë diskutuar gjatë këtij forumi përfshijnë: Ligji për Sponsorizim; Kategorizimi i Sportit, Sportistëve dhe Trajnerëve; Qeverisja e Mirë në Sport; Barazia Gjinore, etj. Këtë vit janë planifikuar rreth 84 ngjarje për 8 ditë sa do të zhvillohet java e sportit, ku planifikohet të marrin pjesë rreth 2 mijë persona.

Vitin e kaluar është mbajtur forumi për barazi gjinore dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa kësaj here organizohet  forumi për të ngritur disa tema me të cilat preokupohet komuniteti i sportit.

“Javën Evropiane të Sportit” do të organizojë Komisioni Evropian në bashkëpunim me Programin “Erasmus +”.

Kjo javë organizohet për të pestin vit radhazi, ndërsa këtë vit mbahet nga 23 deri më 30 shtator. “Java Evropiane e Sportit” ka për qëllim promovimin e sportit dhe aktiviteteve fizike për të gjithë, pa dallim moshe, prejardhjeje apo niveli të fitnesit.

Nën moton “#BeActive”, këtë vit “Java Evropiane e Sportit” bashkon 41 shtete dhe 47 partnerë evropianë për të inkurajuar një shoqëri të shëndetshme, të lumtur dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas organizatorëve, gjatë fushatës së këtij viti synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e aktiviteteve fizike në shkolla dhe vende të punës, duke eksploruar qendra të fitnesit dhe klube sportive për të qenë sa më aktiv.

Organizatorët kanë paralajmëruar se në tërë Evropën, përveç “Javës Evropiane të Sportit” do të organizohen edhe aktivitete të shumta gjatë muajit shtator.

“Java Evropiane e Sportit” sivjet shënon 5 vjetorin e themelimit dhe mbahet në vende të ndryshme të Evropës.

Provo po ashtu

jaroslav shilhavy, anglia, republika ceke,kosova, euro2020

Çekia luan me 11 tetor me Anglinë

Por, trajneri thotë se do të vendoset shumë në ndeshje me Kosovën Çekia më 11 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.