Ballina / Fashion/Beauty / Java e Modës Shqiptare në New York dhe ikonat e industrisë

Java e Modës Shqiptare në New York dhe ikonat e industrisë

Nga Ermira Babamusta

New York, Sh.B.A. –Producentja dhe regjizorja e njohur Mrika Krasniqi pasi arriti suksesin në botën e filmit, tashmë vjen me një surprizë të re në fushën e biznesit. Me 25-30 mars 2016 Mrika Krasniqi prezanton Javën e Modës Shqiptare 2016 në New York, organizuar nga Agjencia e Modës Shqiptare (Albanian Fashion Agency). Në kuadrin e Javës së Modës Shqiptare New York, është“Albanian Fashion Show” që do mbahet me datën 27 mars 2016. MrikaKrasniqi pohon se do sjellë dizajnerët më të mirë shqiptarë nga disa treva shqiptare për tregun europian dhe amerikan të veshjeve dhe fustaneve.

“Agjencia e Modës Shqiptare ka angazhur 20 modele të komuniteteve të ndryshme, jo vetëm shqiptare, të cilat do të prezantojnë kreacionet e dizajnerëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe atyre që jetojnë jashtë këtyre trojeve,” tha Mrika Krasniqi, themeluesja e Agjencisë së Modës Shqiptare në New York.

“Është një mundësi shumë e mirë për të gjithë dizajnerët shqiptar të cilët duke prezantuar kreacionet e tyre para blerësve potencial që do të marrin pjesë në Albanian Fashion Week New York, do të kenë mundësi në prezantimin dhe shitjen e koleksionit të tyre dhe depërtimin në tregun amerikan,” shtoi drejtoresha dhe artistja e shquar Mrika Krasniqi.

Ikonat e modës shqiptare më të famshmet në botë do prezantojnë koleksionet e tyre të fundit modern dhe klasik në shfaqen madhështore të Javës së Modës Shqiptare në New York. Një emër i madh shqiptar në botën e sfilatave është Valdrin Sahiti, që konsiderohet si “Mbreti i Industrisë” në Kosovë. Sahiti sjell një stil tepër elegant të modës së lartë.

“Stilistët e famshëm shqiptarë do nxjerrin në pah karakterin e tyre shqiptar në veshjet që do prezantohen në natën e Albanian Fashion Show në Amerikë. Valdrin Sahiti është ndër dizajnerët më të mirë shqiptar i cili do sjellë veshje tepër elegante tek Java e Modës Shqiptare në New York,” tregon Mrika Krasniqi.

Një tjetër ikonë e modës shqiptare e pranishme në Javën e Modës Shqipare në New York ështëBlerina Kllokoqi-Rugova, një ndër dizajneret më të njohura shqiptare. Blerina Kllokoqi-Rugova arriti suksesin ndërkombëtar duke u kujdesur për veshjet e yjeve botërore si Rita Ora dhe Jon Mack në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2015”.

Dy stilistë të tjerë shqiptarë tepër të njohur në botë janë Sellma & Kaci të cilët adhurohen dhe janë më të preferuarit për veshjet dhe stilin e tyre në Ballkan dhe Europë. Sellma Kasumoviq konsiderohet si “Mbretëresha e Grimit” duke hapur një nga studiot e para në Kosovë eklusivisht për grim “Studio Sellma”. Klientela e saj ka tërhequr vëmendjen e yjeve shqiptare të botës së artit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe jo vetëm. Në 2010 Sellma Kasumoviq-Spahiu në bashkëpunim me dizajnerin Valdrin Sahiti dhe stilistin e njohur Kastriot Lleshi (KACI) themeluan studion e re që e cila kujdeset për publikun dhe për artistët./infoglobi

Dizajnerja Sellma Kasumoviq-Spahiu Java e Filmit Shqiptar New York 2015 organizuar nga Mrika Krasniqi Mjeshtri i Stilit Nazim Salihu Mrika Krasniqi organizatorja e Albanian Fashion Week NY Princi i Pop Rokut Matteo Brento, Foto nga Salvatore Savia, Stili nga Michele Russo

 

Provo po ashtu

BUZË TË THATA DHE TË ÇARA

Buzë të thata dhe të çara

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t`i hidhni një vështrim dhe gjendjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.