Ballina / KURIOZITETE / Jashtëtokësorët na kanë zbuluar, po na shohin si në kopsht zoologjik
Jashtëtokësorët na kanë zbuluar

Jashtëtokësorët na kanë zbuluar, po na shohin si në kopsht zoologjik

Pavarësisht përpjekjeve ndër vite, ne nuk kemi gjetur ende një provë që të vërtetojë ekzistencën e jetës jashtëtokësore, por kjo nuk do të thotë që ata nuk na kanë zbuluar ne.

Të paktën kështu sygjerojnë një grup shkencëtarësh, të cilët u mblodhën këtë javë në Paris për të diskutuar për jetën aliene.

Sipas tyre, jashtëtokësorët mund të na kenë zbuluar dhe po e fshehin ekzistencën e tyre me qëllim, pasi njerëzit mund ta kenë të pamundur që ta pranojnë ekzistencën e tyre.

Kërkuesit tek mbledhja ndërkombëtare, METI propozojnë se alienët po na mbajnë në një “kopsht zoologjik galaktik, dhe thjesht na shohin nga larg.

Jean-Pierre Rospars, drejtues në Institut National de la Recherche Agronomique, u shpreh:

“Duket e mundshme që jashtëtokësorët po na imponojnë një” karantinë galaktike “sepse ata e kuptojnë se do të ishte shkatërrim kulturor për ne nëse do të mësonim rreth tyre”.

Punëtoria që ka zgjatur disa ditë në METI International (Mesazhe nga inteligjenca jashtëtokësore) është mbajtur edhe viteve të tjera, shkruan Forbes.

Shkencëtarët e të gjitha disiplinave mblidhen në “Cité des Sciences et de l’Industriem”, muze shkencor, për të zbuluar pyetjet që datojnë që na viti 1950, që ndryshe njihet si Paradoksi Fermi: Ku janë të gjithë.

Edhe pse është një mendim i çuditshëm ata thonë se këtë ngjarje gjithmonë e kanë përcjellur qenie jashtëtokësore, pa e kuptuar ata fare.

“Duke që jashtëtokësorët po na imponojnë jetë në një ‘karantinë galaktike’ sepse ata mendojnë se do të këtë trazira kulturore tek ne, kur ne të kuptojmë se ata ekzistojnë”, thotë zëvendës kryetari i organizatës Jean-Pierre Rospars, drejtor hulumtues në institutin “National de la Recherche Agronomique”, për Forbes.

“Evolucioni i njohjes së jetës në tokë ofron ndjekje të hapave parashikues shkencorë”

“Mund të presim ndonjë shfaqje të papritur dhe të përsëritur por vetëm të ndonjë specia inteligjente, që operon në mënyrë të pavarur, ne mund të presim po ashtu për të parë forma të njëjta më apo më pak inteligjente se ne, në kushte të favorshme të tyre”.

“Nuk ka asnjë arsye për të menduar që njerëzit kanë arritur nivelet më të larta të njohjes. Nivelet më të larta mund të zhvillohen në të ardhmen në tokë dhe mandej të arrihen diku tjetër”.

Për ta thyer heshtjen, shkencëtarët thonë se ata kanë nevojë për një qasje më direkte të tyre në këtë aspekt.

Douglas Vakoch, president i METI, e krahason këtë me një Zebra në një kopsht zoologjik, e cila pa pritur kthehet dhe ju shikon juve në sy dhe bën numrin e saj me anë të thundrave.

Një lëvizje e tillë kaq ekstreme sigurisht do të nxiste kundërpërgjigjen nga vëzhguesi.

“Mbase, jashtëtokësorët po i vëzhgojnë njerëzit në tokë, ashtu sikurse ne i shohim kafshët në kopsht zoologjik”, thotë Vakoch. “Si do ja dalim që kujdestarët e kopshtit zoologjik të galaktikës ta tregojnë vetveten?”.

Për njerëzit, përdorimi i qasjes shkencore është që ata të dërgojnë ndonjëherë sinjale transmetuese në yllin e tyre më të afërt, apo alienët ta bëjnë të njëjtën.

@Fluidi

Provo po ashtu

specie

A e dini se kanë ekzistuar këto specie misterioze ?

Njerëzit modernë, Homo Sapiens, janë sot anëtari i vetëm i mbijetuar i Homo Genus. Për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.