monedhat digjitale

Japonia së shpejti vetëm me monedhë digjitale

Po rritet besimi në valutën digjitale. Autoritetet në Japoni janë duke konsideruar krijimin e një monedhe digjitale të quajtur “J-Coin”. Duke bërë kështu, Tokio do ta ulë qarkullimin e parave kesh në vend.

“Projekti është në fazë të hershme dhe ne sapo kemi mbajtur takime studiues me institucionet tjera”, ka thënë zëdhënësi i bankës japoneze “Mizuho Financial Group” për CNBC.

“Kjo do të lidhet me jenin japonez dhe do të përdorët për të bërë pagesa dhe transferime përmes një aplikacioni të telefonit mobil”, ka thënë banka.

Sipas një raporti të Financial Times, një shoqëri e bankave japoneze është duke punuar në këtë projekt, dhe ata janë të interesuar ta fusin në treg monedhën “J-Coin” para Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Projekti përkrahet edhe nga banka qendrore dhe rregullatorët.

“J-Coin” do t’ua mundësojë konsumatorëve japonezë të paguajnë për mallra dhe shërbime përmes telefonave të mençur.

Synimi i qeverisë japoneze është ta ulë varësinë në paratë kesh, që përbejnë 70 për qind të të gjitha transaksioneve nga valuta në Japoni.

Kujtojmë se vizitorët e Japonisë gjatë lojërave Olimpike, nuk do të befasohen kur nga ta pagesat duhet të kryhen vetëm online.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.