Ballina / Shëndet & Fitnes / Japoni : Ilaç për shërimin e sëmundjeve vdekjeprurëse !
mostra, pacientet, vdekja
pacientet

Japoni : Ilaç për shërimin e sëmundjeve vdekjeprurëse !

Ne mund të mbështetemi në një të ardhme të afërt tek derrat në transplantimin e organeve për të shpëtuar nga sëmundjet vdekjeprurëse.

Një ekip i shkencëtarëve japonezë kanë pohuar se janë duke zhvilluar derra me ndryshime në organet gjenetike për transplantimin tek njerëzit.

Derrat janë kafshët e para që janë zhvilluar për ksenotransplantim, në të cilën oragnët e kafshëve dhe indet janë transplantuar tek njerëzit suksesshëm.

Ekipi, në të cilën përfshihen studiues nga Universiteti i Meijit dhe Universitetit Kyotos, shpresojnë të furnizojnë me derra një kompani private në fillimin e vitit të ardhshëm, thuhet sipas gazetës japoneze “Yomiri Shimbun”.

Sipas rezultateve, derrat janë lëndë e përshtatshme për studimin dhe trajtimin e sëmundjeve njerëzore, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Udhëheqësi i studimit Hiroshi Nagashima, i cili është profesor në Universitetin e Meijit, ka shpenzuar shumë vite në ndryshimin gjenetik tek derrat si model për trajtimin e sëmundjeve gjenetike njerëzore.

Tani, ai është duke zhvilluar idenë se si të rrisë organet brenda trupit të derrave që mund të përdoreshin për transplante njerëzore.

Për ta bërë këtë, shkencëtarët fillojnë duke mbledhur qelizat burimore pluripotente nga një pacient.

Shkencëtarët pastaj injektojnë qelizat burimore njerëzore në embrionet e “projektuesit” të derrit të cilat ishin ndryshuar gjenetikisht në mënyrë që të zhvillohet një pankreas.

@Fluidi

Provo po ashtu

A munden valët zanore të ndihmojnë për mjekimet e Alzaimerit

A munden valët zanore të ndihmojnë për mjekimet e Alzaimerit?

Membrana filtruese e enëve të gjakut që furnizojnë trurin, parandalon depërtimin në sistemin e qarkullimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.