Ballina / Kulturë / Japoni: Dalin 3 minuta para kohës për drekë – dënohen
ndodhe vetem ne japoni

Japoni: Dalin 3 minuta para kohës për drekë – dënohen

Tashmë Japonia njihet në botë për rregullat në punë, në komunikacion dhe në secilën sferë të jetës.

Për japonezët të qindtat e sekondës janë shumë me rëndësi, e lërë më minutat.

Disa shërbyes civil atje janë dënuar pasi të njëjtit kanë dalë për drekë tre minuta para orës 13:00, kur ata e kanë kohën e ushqimit.

Një punëtor, 64-vjeçar, që punon në byronë e ujësjellësit në Kobe, është gjobitur dhe qortuar pasi është zbuluar se ka dalë nga zyra tre minuta para se të niste dreka. Këtë veprim ai e ka bërë 26 herë brenda një periudhe prej shtatë muajve, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova

Zyrtarët e kësaj byroje kanë thirrur një konferencë për media në të cilën katër shkelësit e rregullit kanë kërkuar falje publikisht, transmeton Koha.net.

“Dreka fillon në orën 13. Ai ka lëshuar zyrën para pushimit”, ka thënë një zëdhënës i byrosë për AFP-në.

Punëtorët kanë shkelur ligjin e shërbimit publik që thekson se zyrtarët duhet të jenë të përqendruar në punën e tyre.

@Fluidi

Provo po ashtu

NeneTereza_INFOGLOBI

21 vjet nga vdekja e Shën Terezës

Sot bëhen 21 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza. Shën Tereza asnjë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.