Ballina / BOTA / Japoni: 140 ndërtesa përfshihen nga zjarri

Japoni: 140 ndërtesa përfshihen nga zjarri

Të pakën 140 ndërtesa janë kapluar nga zjarri në një qytet të vogël japonez, si pasojë e erërave të forta.

Departamenti i Zjarrit i Japonisë thotë se flaka u ndez në një restorant në qytetin Itoigawa të enjten në mëngjes, sipas kohës lokale.

E deri në mesditë, 140 ndërtesa dhe shtëpi janë përfshirë nga zjarri. Zjarri është duke u përhapur edhe më shumë.

Autoritetet japoneze kanë urdhëruar evakuimin e 273 shtëpive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!