Ballina / Kulturë / A janë zviceranët ata që lexojnë më së shumti ?
libra

A janë zviceranët ata që lexojnë më së shumti ?

Sipas statistikave të fundit federale, zviceranët lexojnë shumë. 80 për qind lexojnë të paktën një libër në vit, kurse një nga tre, lexon një libër në muaj, shkruan “Swissinfo.ch”.

Sipas këtyre statistikave nga Zyra e Statistikave Federale tregon se fjala e shtypur, nuk është aspak e vdekur, përcjell albinfo.ch.

Gjithnjë sipas statistikave, zviceranët më shumë preferojnë të lexojnë libra se sa të lexojnë lajme në internet.

Në nivelin ndërkombëtar, Zvicra është mjaft mirë. Zviceranët lexojnë më shumë se gjermanët (79 %), austriakët (73%), francezët (73%), dhe larg më të mirë se italianët (53%).

Por, Zvicra nuk është në vendin e parë në Evropë. Suedezët lexojnë 90 % ose holandezët 86%. Statistikat janë marrë nga reagimet e 16,500 njerëzve, mbi moshën 15-vjeçare.

Check Also

mantra, france

Aty ku ka vullnet, lulëzon arti

Mantra është një artist i talentuar me bazë në Francë, i cili ka kthyer mure …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *