Ballina / KOSOVA / Janë bërë sot 21 vjet nga rënia e komandantit të UÇK-së, Ismet Jashari–Kumanova

Janë bërë sot 21 vjet nga rënia e komandantit të UÇK-së, Ismet Jashari–Kumanova

Janë bërë sot 21 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova.

Ai, sot prehet në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë, ku pushojnë edhe trupat e 66 dëshmorëve të tjerë, të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova.

Presidenti Thaçi tha se sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia më e mirë e vlerave kombëtare të luftës sonë, së cilës iu bashkuan luftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij.

Ai, tha se Ismet Jashari erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit.

“Në 21 vjetorin e rënies së tij heroike, me nderim kujtojmë të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant Kumanovës. Kujtojmë betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme, në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës dhe dëshmorët që ranë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, dhe Zenun Mataj nga Baballoqi. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, Ismet Jashari bëri përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë. Më 11 mars të po atij viti, ai, bashkë me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe arrin në Likoc të Drenicës, ku asokohe ndodhej baza më e rëndësishme e UÇK-së./InfoGlobi

Provo po ashtu

Banorët e Veternikut me protestë kërkojnë rregullimin e kanalizimit

Banorët e lagjes Veternik, kanë protestuar për shkak të një kanalizimi i cili qëndron i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.