Ballina / KOSOVA / James Rubin, pjesë e kompanisë të cilës Hashim Thaçi ia jep gjysmë milioni për lobim
james rubin

James Rubin, pjesë e kompanisë të cilës Hashim Thaçi ia jep gjysmë milioni për lobim

James Rubin, në kohën kur po zhvillohej Konferenca e Rambouillet, që kishte për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për krizën kosovaro-serbe, ishte këshilltar i Sekretares Amerikane të Shtetit Madeleine Albright. Për të thuhej se gjatë atyre ditëve, sa po mbahej konferenca, kishte krijuar një raport të veçantë me Hashim Thaçin, kryesuesin e delegacionit kosovar në ato bisedime.

Detyra e amerikanit atëkohë ishte e qartë, ta bindte Thaçin që t’i thotë po dokumentit të Rambouillet që ishte prezantuar nga ndërmjetësit e të cilin e kishte refuzuar Serbia. Thuhet se në atë kohë Rubin kishte joshur Thaçin e ri në moshë, duke ia përmendur edhe një film Hollywood’i.

Por edhe pse tashmë Rubin nuk është pjesë e Administratës që udhëheq më SHBA’në, lidhja e tyre nuk është këputur.

Një lajm i publikuar në Washington Post se Rubin dhe bashkëshortja e tij, gazetarja e famshme, Christiane Amanpour, janë duke shkuar drejt divorcit, bën me dije se Rubin aktualisht është konsulent në Kompaninë Ballard Partners të cilës Presidenti Hashim Thaçi ia ka paguar gjysmë milioni për lobim.

Presidenca kishte shpallur fitues, më 22 dhjetor kompaninë “Ballard Partners”, të udhëhequr nga Brian Ballard, një lobues i afërt me presidentin amerikan Donald Trump.

Presidenca kishte njoftuar se kontrata mes shtetit të Kosovës dhe kompanisë së Brian Ballard peshon 517 mijë e 198 euro.

Kompania obligohet që të ofrojë shërbime të konsulencës për Zyrën e Presidentit të Kosovës. Njoftimi për Dhënie të Kontratës tregon se kontrata mes palëve parashihet të nënshkruhet më 15 janar. Po ashtu, ky dokument tregon se kjo kompani është shpallur fituese e tenderit më 22 dhjetor të vitit 2017.

Gazeta Politico.com kishte njofuar gjatë muajit të kaluar se Brian Ballard, mbledhës kryesor i fondeve për Donald Trump personalisht gjatë muajit prill të këtij viti i kishte kërkuar Presidentit Trump që ta takojë Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Rubin, i cili gjatë administratës së Clinton konsiderohej si dorë e djathtë e Sekretares Albright, në një intervistë në vitin 2013 u kishte dhënë mesazhe të qarta krahut të luftës në pushtet në Prishtinë.

“Unë shpresoj që njerëzit të cilët kanë qenë aq të rëndësishëm për revolucionin tuaj, për lirinë tuaj e kanë mençurinë të largohen sa janë në majë të suksesit të tyre”, ka thënë Rubin.

@Fluidi

Provo po ashtu

HARADINAJ 2018

Haradinaj paralajmëron Thaçin: Të shkarkojmë, nëse e prek territorin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, se rrezikon të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.