Ballina / KRYESORE / James Ker-Lindsey: A mund ta drejtojë Borrell dialogun Kosovë – Serbi
borrell

James Ker-Lindsey: A mund ta drejtojë Borrell dialogun Kosovë – Serbi

Profesori James Ker-Lindsey i Shkollës londineze për Ekonomi dhe Politikë (LSE), që është njëri ndër univerisitetet më prestigjioze në botë, ka dhënë mendimin e tij për nominimin e Josep Borrell Fontelles për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE’së, pozitë që deri më tani është mbajtur nga Federica Mogherini.

Përkundër që është nga Spanja, një vend që nuk e ka njohur Kosovën, Ker-Lindsey thotë se ai Borrell është personi i duhur për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Ai këtë e shpjegon në këto katër pika.

Pika e parë: Borrell është pro një arritje të marrëveshjes. Si Ministër i Jashtëm i Spanjës, ai e dinë se sa e dëmshme është çështja e Kosovës për Spanjën, por edhe për unitetin e BE’së. Por ai po ashtu e dinë se zgjidhja e çështjes kërkon një kompromis që do kërkonte pajtimin e shteteve që nuk e njohin Kosovën në BE dhe në Kombet e Bashkuara.


Pika e dytë: Josep Borrell ka kredibilitet në Serbi. Pozita e Spanjës si mosnjohës i pavarësisë do të thotë se ai shihet si figurë simpatike në Beograd se shumica e figurave tjera europiane. Nëse arrinë të e përdorë mirë kjo i jap atij një avantazh.

Pika e tretë: Por pozita e Spanjës i jep Borrellit avantazh. Serbisë nuk i konvenon që të armiqësohet me të. Ai do ketë ende ndikim në Madrid. Nëse Serbia është shumë bllokuese sa i përket dialogut, atëherë ka mundësi që Spanja do jepte më pak mbështetje nga Spanja, dhe të tjerët.

Pika e katërt: Ndërkohë, edhe Kosova e din që nuk i konvenon të armiqësohet me të. Një raport i mirë nga Borrell mund të ndihmojë që të ndërrohet pozita e Spanjës rreth kësaj teme. Ndoshta mund të ndodhë edhe njohja (edhe pse për këtë ka pak mundësi). Kjo do mund të bartej tek vendet tjera anëtare të BE’së që nuk e njohin Kosovën.

James Ker-Lindsay thotë se përkundër që Borrell po shihet një nominim jo i mirë për pozitën ai do provojë të kundërtën.

“Ai mund të jetë personi i duhur për të arritur marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.