Ballina / Ndodhi në këtë ditë / James Cook zbuloi ishujt Havai

James Cook zbuloi ishujt Havai

Me 18 janar, 1778, exploruesi anglez,  kapiteni James Cook u bë evropiani i parë që zbuloi ishujt Havai, kur zbarkoi së bashku me ekuipazhin e tij në ishullin Oahu. Dy ditë më vonë, ai zbarkoi në Waimea, në ishullin Kauai dhe i quajti këtë grup ishujsh, “Sandwich Islands” (Ishujt Sandviç) në nder të John Montague, i cili ishte kont i Sandviçit dhe njëherit padron i kapitenit Cook.

Cook dhe ekuipazhi i tij u mirëpriten nga Havaianët, të cilët ishin fascinuar nga anijet e evropianëve dhe nga mjetet e tyre të punuara nga hekuri. Cook pastaj bëri një ndalesë të shkurtër në Ni’ihau dhe u nis për të kërkuar rrugëdalje nga veriperëndimi i Atlantikut për në veri të Paqësorit. Pothuajse një vit më vonë, anijet e kapitenit Cook u kthyen në ishujt Havai dhe ndërtuan aty portin Kealakekua.

Thuhet se Havaianët e kishin konsideruar me rëndësi fetare ardhjen për herë të parë të evropianëve në ishujt e tyre. Në vizitën e dytë ky fakt ishte më se i qartë. Porti Kealakekua tanimë konsiderohej port i shenjtë. Kur kapiteni Cook dhe ekuipazhi i tij erdhën për herë të dytë në Havai, ata u pritën si perëndi dhe banorët e vendit organizuan festime të mëdha në nder të tyre. Por kur njëri nga pjestarët e ekuipazhit vdiq, evropianët nuk konsideroheshin më perendi, por vetëm njerëz të zakonshëm dhe kështu marrëdhëniet mes tyre u tensionuan.

Pasi ishin zhveshur nga epiteti “perëndi”, evropianët më nuk ishin të mirëseardhur nga vendasit e Havait, dhe kështu këta të fundit, organizuan grupe njerëzish për t’i ndjekur të gjithë ekuipazhin nga tokat e tyre. Në fillim evropianët rezistuan, mirëpo në fund u mundën, ku shumë prej tyre u vranë, duke përfshirë edhe kapitenin Cook. Të tjerët u larguan së bashku me anijet e tyre.

Provo po ashtu

SHBA ishte bërë me hymn kombëtar para 88 viteve

SHBA ishte bërë me hymn kombëtar para 88 viteve

Më 3 mars të vitit 1931 një akt i Kongresit shpalli këngën “The Star Spangled …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.