Ballina / Fashion/Beauty / “Jam një mace e bllokuar në trupin e një njeriu”

“Jam një mace e bllokuar në trupin e një njeriu”

Një vajzë norvegjeze, e cila beson se është mace, ka rrëfyer jetën e saj të çuditshme, duke thënë se ka shqisën e dëgjimit dhe atë të shikimit shumë të zhvilluar, gjë që e lejon të gjuajë për minj në errësirë.

20-vjeçarja Nano, me banim në Oslo, ka folur gjerë e gjatë në një intervistë për “NRK”, që në Youtube është parë më shumë se 120 mijë herë.

“E kuptova që isha mace në moshën 16-vjeçare, kur doktorët zbuluan se kisha një defekt gjenetik. Dëgjoj gjëra që njerëzit normalë nuk i dëgjojnë. Gjithashtu, e urrej ujin. Pa vetëdije nis të mjaullij dhe eci këmbadoras”, thotë Nano.

Gjithsesi, “vajza-mace”, edhe pse thotë që shikon mirë natën dhe gjuan për minj, pranoi se deri më sot nuk ka kapur kurrë një mi.

Në fund, norvegjezja e çuditshme tregon se psikologu i ka thënë se kjo është një periudhë që do i kalojë, por ajo vetë është e bindur se do të jetë një mace derisa të vdesë.

/ Top Channel

Provo po ashtu

Dëshironi t’i largoni rrathët e zinj poshtë syve ?

Ndoshta ajo që nuk e keni konsideruar asnjëherë është se sodën e bukës mund ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.