Ballina / KOSOVA / Jahjaga: Takimi ishte korrekt

Jahjaga: Takimi ishte korrekt

Bruksel: Takimi kaloi në frymë konstruktive dhe pati për qëllim gjetjen e zgjidhjeve të qytetarëve të të dyja vendeve, ka deklaruar pas pak takimit me homologun e saj nga Serbia, Presidentja e Kosovës , Atifete Jahjaga.

“Takimi ka zgjatur më shumë se 20 minuta. Ishte i rëndësishëm sepse në të merrnin pjesë personalitetet më të larta të dy vendeve. Pas këtij takimi ka mbetur të takohem edhe me Presidentin e Bosnjë e Hercegovinës për ta pëmbyllur ciklin e takimeve me presidentët e shteteve të rajonit” ka theksuar Jahjaga.

Sipas saj ‘ky takim ka rëndësinë se ka të bëj me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje’. Jahjaga e përshkruajti takimin si një ‘ takim zyrtar, të zakonshëm dhe normal’.

” Takimi ishte korrekt në kontekstin e respektimit të autoriteteve” ka thë Jahjaga’.

Gjëja që unë e kam thënë edhe herave tjera, është se nuk ekziston çështja e veriut, nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë kurr. Çështja e veriut të Kosovës do të zgjidhet brenda Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës. Ne kemi thënë se do të hapim dialogun me qytetarët tonë në komunat si Leposaviqi, etj. Shtetasit e Kosovës do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim në pushtetin lokal, ka deklaruar Jahjaga .

Jahjaga sërish përjashtoi mundësinë e ndonjë autonomie apo statusi tjetër në veri të Kosovë.

Këto prononcime Jahjaga i bëri për televizionin publik të Kosovës pak pas përfundimit të takimit të saj me Tomislav Nikoliqin, Presidentin e Serbisë, takim ky i mbajtur në Bruksel dhe i lehtësuar nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Catherine Ashton. /infoglobi/v.b.

Provo po ashtu

veseli e pelosi

Takohen Veseli e Pelosi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.