Ballina / KRYESORE / Jahjaga në Bienalen e Venedikut

Jahjaga në Bienalen e Venedikut

“Prania e Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut, në organizimin me të rëndësishëm të artit në botë, e barabartë me shtetet e tjera, është dëshmi për të arriturat tona në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Për të arritur në këtë fazë të shtetndërtimit tonë dhe për të rimodeluar imazhin e praninë tonë në arenën ndërkombëtare, roli i kulturës mbetet qenësor” tha Presidentja e  Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e cila mori pjesë sot në hapjen zyrtare të Pavionit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut.

Prezencën e Kosovës në Bienale, jahjaga e cilësoi si “testament i punës, përkushtimit dhe suksesit individual të artisteve tanë”.

Është nxitje për artistët e Kosovës të depërtojnë përtej kufijve të Kosovës për të ndarë rrëfimin e tyre, për të reflektuar mbi përvojën e vështirë, por të jashtëzakonshme, të mbijetesës dhe shpresës, theksoi ndër të tjera Jahjaga.

Sipas saj “Flaka sot ece rrugës së shtruar nga Petrit Halilaj, një artist tjetër kosovar që përfaqësoi Kosovën ne Bienale për herë të parë vitin e kaluar. Flaka është përfaqësuese e denjë e 60 për qind të popullatës së Kosovës dhe si femër sot përfaqëson edhe gjysmën e popullatës së Kosovës që me praninë e saj të shtuar po pasuron sferën tonë publike dhe po kontribuon në avancimin e vlerave tona të përbashkëta”.

Provo po ashtu

Gucati: Specialja i ka ftuar edhe dhjetëra ish-pjesëtarë të UÇK-së, ende nuk i dimë emrat

Edhe disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet që së shpejti të jenë “mysafirë” …