Ballina / Kulturë / Jacques Prévert: Gjethet e vdekura (poezi)

Jacques Prévert: Gjethet e vdekura (poezi)

Oh! Do doja shumë që ti të kujtoje
ditët e lumtura kur ishim miq.
Jeta ishte më e bukur.
Dielli më përvëlues.
Gjethet e vdekura bien në grumbuj …
Shikon: nuk kam harruar.
Gjethet e vdekura bien në grumbuj
si kujtimet dhe dhimbjet
dhe era e veriut i mer me vete
në natën e ftohtë të harresës.
Shikon: nuk kam harruar
këngen që më këndoje.
Është një këngë që na ngjan.
Ti më dashuroje
unë dashuroja ty.
Dhe jetonim ne të dy bashkë
ti që më dashuroje
unë që të dashuroja.
Por jeta i ndan ata që duhen
ngadalë ngadalë
pa bër zhurmë
dhe deti fshin mbi rërë
hapat e dashnorëve te ndarë.
Gjethet e vdekura bien në grumbuj
si kujtimet dhe dhimbjet.
Por dashuria ime e heshtur e besnike
Qesh përsëri e falenderon jetën.
Të desha shumë,ishe kaq e bukur.
Si mund të harroj.
Jeta ishte më e bukur
dhe dielli më përvëlues.
Ishe mikja ime më e ëmbël …
Por tani nuk kam asgjë veç dhimbjes.
Dhe këngen që këndoje
gjithmonë, gjithmonë do e dëgjoj.
Është një këngë që na ngjan.
Ti më dashuroje
unë të dashuroja.
Dhe jetonim ne të dy bashkë
ti që më dashuroje
unë që të dashuroja.
Por jeta i ndan ata që duhen
ngadalë ngadalë
pa bër zhurmë
dhe deti fshin mbi rërë
hapat e dashnorëve te ndarë.

(Përktheu:Edlira Jorgji Doko)

Provo po ashtu

Profesori i Oksfordit akuzohet se shiti pjesë të lashta të Biblës

Një profesor i Universitetit të Oksfordit është akuzuar se i ka shitur fragmente të lashta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.