fbpx

Jacobson: ShBA nuk do ta bllokojnë Specialen në KS

Ambsadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë në RTK ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale do të bëhet ose në Parlamentin e Kosovës ose në Këshillin e Sigurimit.

“Ne kemi folur me shumë deputetë dhe vazhdimisht kemi takime me deputetët. Ajo që presim nga deputetët që e përkrahin dhe bashkë me ata që janë skeptikë, janë dy mundësi që Gjykata Speciale të vendoset në Kosovë me ligjet e Kosovës ose në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku ka vende që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe nuk janë adhuruese të saj, që kanë mundësi ta luajnë një rol jo të mirë”, ka deklaruar Jacobson.

Ajo ka theksuar se nuk sheh ndonjë të keqe nga Gjykata Speciale, por, vetëm që Kosova mund të ecë përpara drejt integrimeve evropiane.

“Nëse nuk do ta votojnë Gjykatën Speciale në Parlamentin e Kosovës, ne si Qeveri Amerikane e kemi bërë të ditur që nuk do ta bllokojmë ndonjë propozim nga Rusia apo ndonjë shtet tjetër që e propozon. Për këtë ne e kemi bërë njëfarë presion Qeverisë së Kosovës, sa i përket kësaj dhe unë po përpiqem që të qëndroj jashtë politikës së brendshme”, ka theksuar ambasadorja Jacobson.

Sipas  saj, nëse dështon votimi në Parlamentin e Kosovës, si Qeveri amerikane nuk do ta bllokojnë atë në Këshillin e Sigurimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.