fbpx

Jacobson kritikon institucionet për korrupcion

Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka kritikuar institucionet e vendit për nivelin e lartë të korrupsionit. Sipas saj korrupcioni është problemi kryesor që pamundëson zhvillimin ekonomik dhe pengon investimet e huaja.

Në Kosovë mund të jesh i dyshuar për korrupsion e njëkohësisht të mbash pozita në prokurimin publik, ka theksuar Jacobson.

“Ne mund të themi se indeksi i Transparency International është indeks i përceptimit dhe jo realitet, por duhet shumë punë për ta ndryshuar këtë perceptim, për shembull kur Qeveria ka zyrtarë të lartë të prokurimit të cilët hetohen për korrupsion e ata vazhdojnë të mbesin në punë dhe të marrin vendime të prokurimit”, tha Jacobson dhe konstatoi se | Kështu do të jetë shumë e vështirë të përmirësohet përceptimi për korrupsionin”.

Kjo nuk është një çështje vetëm e qeverisë, kjo është një çështje edhe e tërë shoqërisë. Ne, komuniteti ndërkombëtar, mund të mundësojmë trajnime, asistencë, pajisje, por këtu kërkohet të ndryshohet mentaliteti jo vetëm i atyre zyrtarëve që kërkojnë ryshfet, por edhe i kompanive apo individëve që paguajnë për të”, tha Jacobson në një takim të organizuar nga Oda Amerikane e ku ishin prezentë përfaqësues të komunitetit të biznesit, por edhe të qeverisë. /infoglobi