fbpx

Jacobson e Maxhuni: Kundër krimit me bashkëpunim

“Në këtë rajon, në veçanti shqetësuese mbeten çështja e krimit të organizuar ndërkufitar, migrimet e paligjshme. Së fundi, janë shqetësuese po ashtu edhe tendencat e luftëtarëve pjesëmarrës në luftërat e huaja në Siri dhe Irak që të kthehen në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekja për joshjen e të rinjve me ideologjitë ekstremiste”, ka deklaruar ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

E vetmja mënyrë që parandalon, por edhe i lufton këto krime komplekse, ka thënë ambasadorja amerikane, është bashkëpunimi ndër shtetëror në rajon, siç ishte organizimi i këtij programi.

Ndërkaq sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ‘kriminelët dhe terroristët bashkëpunojnë pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare apo shtetërore’

Ai ka ftuar vendet e rajonit, SHBA-të dhe shtetet e BE-së që ti kundërvihen bashkërisht luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, dhe luftës kundër terrorizmit.

“Parandalimi i pjesëmarrjes së qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në konfliktet e huaja, kërkon një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet vendeve të rajonit në njërën anë si dhe bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me shtetet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Maxhuni. /infoglobi.info

 

error: Content is protected !!