Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Jabllanoviq: Lista Serbe po i kërcënon dhe po i shantazhon votuesit serbë me largim nga puna

Jabllanoviq: Lista Serbe po i kërcënon dhe po i shantazhon votuesit serbë me largim nga puna

Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës (PKS), Aleksandar Jabllanoviq, nëpërmes një komunikate për medie ka njoftuar se Lista Serbe po i kërcënon dhe po i shantazhon votuesit serbë me largim nga puna.

Për të siguruar fitoren e kandidatëve të Listës Serbe shteti i Serbisë ka angazhuar strukturat e BIA-s, ndërsa asaj në ndihmë i ka shkuar edhe “Mbrojtja Civile”, një strukturë paralele e sigurisë në veri të Mitrovicës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Parafushatën zgjedhore, e cila zyrtarisht ende nuk ka filluar, Lista Serbe, e njohur dhe e regjistruar si GI “Srpska”, e ka vazhduar me vizita nëpër mjediset me popullatë serbe në gjithë Kosovën, posaçërisht në komunat që udhëhiqen nga ajo.

Krerët e Listës Serbe kanë porositur votuesit serbë se duhet të votojnë vetëm Listën Serbe, sepse siç kanë thënë ata “është i vetmi subjekt politik që ka përkrahjen e shtetit të Serbisë dhe të presidentit Vuçiq e i cili punon ekskluzivisht për interesat e shtetit të Serbisë”.

Madje ata kanë kërcënuar të gjithë ata që mendojnë të votojnë për kandidatët e partive tjera serbe se do të ndëshkohen edhe nga populli, edhe nga Lista Serbe.

Provo po ashtu

federata e futbollit te kosoves, biletat online, uefa, fifa, euro2020

Biletat e kombëtares ofrohen te stërshitësit me kthim, Federata nuk jep raportin

Para fillimit të ndeshjeve kishte shumë oferta edhe të biletave VIP, por edhe pasi ndeshja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.