lavatricja

Ja si t’i heqim mykun dhe papastërtitë nga lavatriçja

Lavatriçja është një ndër pajisjet më të rëndësishme në çdo shtëpi.  Përdorimi i saj i shpeshtë bën që të akumulohen papastërti dhe myk në hapësirën ku hidhni detergjent

Këtë mund ta dalloni lehtësisht kur lani rrobat. Ato do të kenë një aromë dhe një ngjyrë të çuditshme. Më pas mund të dalloni disa shenja të zeza në pjesën e gomës së lavatriçes ose në vendin ku hidhni detergjentin. Këto njolla janë shumë të dëmshme, sepse mund të bëhen të rrezikshme për shëndetin tuaj, duke ju ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme, si:

Problemet e frymëmarrjes

Simptomat e zakonshme të reagimit alergjik

Çrregullime të sistemit nervor

Depresion

Myku lulëzon në zona të ngrohta dhe me lagështi. Prandaj, makina larëse është një vend ideal për t’u formuar. Por, atë mund ta pastroni lehtësisht në vetëm pak minuta. Njëkohësisht, kjo metodë ju ndihmon të neutralizoni edhe aromat e pakëndshme.

Përbërësit:

Pastrues i lëngshëm me klor

25 gram kripë

Një sfungjer

Udhëzime:

Pastroni fillimisht lavatriçen me një sfungjer për të larguar të gjitha papastërtitë. Hidhni pak detergjent me klor te goma e lavatriçes, duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë. Mbylleni derën dhe lëreni të veprojë për 3 orë, shkruan “shije”. Vendosni makinën tuaj të larjes në një cikël ‘shpëlarjeje’ dhe shtoni pak kripë aty ku hidhni detergjentin.

Pas kësaj makina juaj do të jetë në kushtet perfekte për të punuar sërish si normalisht. Bëjeni këtë çdo 2-3 javë për rezultate optimale. Lëreni derën e lavatriçes hapur pas çdo përdorimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.