Ballina / Kulturë / Ja si raportoi revista britanike për vdekjen e Pashko Vasës
vaso pasha

Ja si raportoi revista britanike për vdekjen e Pashko Vasës

Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botuar në vitin 1892, në Paris, në versionin francez, gjejmë një shkrim, në faqen n°170, ku flitet për vdekjen e patriotit, poetit, poliglotit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, Pashko Vasa.

Bashkëkombasi ynë ka qenë një figurë e njohur dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare, fakt të cilin nuk ka nguruar ta vë në dukje edhe media britanike. Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« VDEKJA E VASË PASHAIT, GUVERNATOR I LIBANIT, LË POSTIN E TIJ VAKANT PARA KOHËS SË PLANIFIKUAR, SEPSE AI ISHTE EMËRUAR PËR DHJETË VJET, DHE MANDATI I TIJ MERRTE FUND VITIN E ARDHSHËM.

NJË FIGURË E ÇUDITSHME SI VASË PASHAI PO ZHDUKET. AI ISHTE SHQIPTAR KATOLIK NGA FISI I FAMSHËM I MIRDITORËVE, DHE SHUMË KRENAR PËR ORIGJINËN E TIJ, SEPSE AI PRETENDONTE SE ISHTE STËRNIP (PASARDHËS) I ALEKSANDRIT TË MADH. KJO GJË NUK ËSHTË E PAMUNDUR, AQ MË TEPËR, KUR DIHET SE MAQEDONASIT NUK ISHIN GREKË.

ASHTU SI TË GJITHË SHQIPTARËT, VASË PASHAI PATI MOMENTET E TIJ TË FAMSHME LUFTARAKE. AI LUFTOI AUSTRIAKËT, PËRKRAH MANINI-T, GJATË RRETHIMIT TË FAMSHËM TË VENEDIKUT (VENECIA-S).

MË VONË, AI SHKROI SHUMË PËR BOSNJËN, HERCEGOVINËN, MALIN E ZI DHE VEÇANËRISHT PËR SHQIPËRINË. AI GJITHASHTU KA BOTUAR DISA VARGJE PATRIOTIKE NË GJUHËN SHQIPE DHE DISA SHKRIME INTERESANTE NË GJUHËN TONË.

AI ISHTE NJË PATRIOT DHE NJË NJERI I SHKËLQYER. LË PAS VETËM NJË VAJZË TË MARTUAR ME NJË ARMEN KATOLIK.

ZËVENDËSIMI I TIJ NUK DO TË JETË I LEHTË, SEPSE LIBANI ËSHTË ENDE I NDARË NË DY PJESË : MARONITËT QË PRETENDOJNË SE I PËRKASIN FRANCËS DHE DRUSËT ANGLISË. »

Check Also

mantra, france

Aty ku ka vullnet, lulëzon arti

Mantra është një artist i talentuar me bazë në Francë, i cili ka kthyer mure …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *