Ballina / Reçeta / Ja si përgatitet panina kubaneze
paninë

Ja si përgatitet panina kubaneze

Përbërësit

2 lugë majonezë

2 lugë Philadelphia

40 gr djathë Cheddar (i grirë)

20 gr karotë (të grira)

2 thelpinj hudhër (të grirë)

vaj (pikant)

1 spec i kuq (i vogël)

1 spec i verdhë (i vogël)

2 kastravec turshi

gjysmë qepë e kuqe

gjysmë spec jeshil (djegës)

kumin

spec i kuq (pluhur)

pluhur mustarde

kripë

piper

Përgatitja

1.Në një tas shtojmë të gjithë përbërësit e salcës dhe i përziejmë derisa të jenë lidhur mirë me njëri-tjetrin.

2.Ndërkohë presim specat e kuq dhe të verdhë dhe gjysmë speci djegës dhe i skuqim në pak vaj. Shtojmë dhe erëzat dhe i kavardisim dhe për 6 minuta.

3.Presim në mes sanduiçin dhe e lyejmë me salcën që përgatitëm.

4.Fusim brenda 3 feta proshute kofshe, 3 feta mortadele dhe 4 feta sallam hungarez Crudo.

5.Më pas shtojmë dhe perimet e kavërdisura.

6.Më pas lyejmë një tigan me pak gjalpë vendosim paninen dhe lyejmë dhe pjesën e sipërme.

7.E vendosim tiganin në zjarr dhe e mbyllojmë me një tigan tjetër dhe i mbajmë për pak minuta në zjarr mesatar. Ju bëftë mirë.

Provo po ashtu

Si ta pastroni më së miri spinaqin

Një sfidë e vërtetë është për amvisat pastrimi i spinaqit, për shkak të përmbajtjes së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.