Ballina / LIFESTYLE / Fun / Ja si ka marrë 5 mësime se çfarë është dashuria e vërtetë
jeta

Ja si ka marrë 5 mësime se çfarë është dashuria e vërtetë

Deb i ka lexuar me vëmendje të madhe. Në to ka gjetur disa prej të vërtetave më të mëdha jetësore, vlera për të cilat edhe vetë gjurmon sot

Deb Besinger i ka gjetur letrat e dashurisë, të cilat ia kanë dërguar njëri-tjetrit gjyshi e gjyshja e saj, kur kanë qenë të rinj. Kanë qenë në martesë 40 vite dhe shembull për të tjerët. Gjyshi ka qenë njëri prej pesë fëmijëve të nënës vetushqyese, për çka e ka lëshuar shkollën dhe është kujdesur për familjen e tij. Gruan e jetës së tij e ka njohur deri sa ishte në marinë dhe ka kaluar mijëra kilometra, vetëm që me të ta kalonte uikendin. I ka shkruar letra çdo ditë.

Deb i ka lexuar me vëmendje të madhe. Në to ka gjetur disa prej të vërtetave më të mëdha jetësore, vlera për të cilat edhe vetë gjurmon sot. Ja për çfare e kanë mësuar letrat e gjyshit.

1. Mirënjohja dhe respekti janë themeli më i mirë

Vëreni këtë në kontekstin e sotshëm. Ja si do të duhej të dukej porosia pas takimit të parë. Kjo është shkruar në vitin 1947.

“Do të doja t’ju falënderoj për njërën nga mbrëmjet më të bukura në jetën time. Nuk e mbaj mend kurë jamë kënaqur aq shumë. Shpresoj se mbrëmje të tilla do të ketë edhe më”, i ka shkruar marinari i ri të dashurës së tij.

2. “Rregullat” na pengojnë të kënaqemi në dashurinë e gjetur

“Mu si edhe me sot, gjyshi im ka pasur problemet e njëjta me rregullat e sjelljes”, shkruan Deb. Pas vetëm dy javësh shoqërimi të përbashkët, gjyshi i Debit ia ka shkruar këtë të dashurës së tij:

“Nuk ka rëndësi së sa kohë njihemi dhe sa herë kemi dalë jashtë bashkë. Mua kjo më erdhi krejt natyrshëm. Mu deshte të të puth. Të pastrit në zemër të gjitha i kanë të pastra. Mu edhe si the, ishtë një përfundim i persosur i darkës. Tash mund të pushosh së brengosuri a të mendoj unë si vazjë të keqe. Mendoj se je vajza më e ëmbël që e kam njohur ndonjëhgerë. Të dua, ja e thashë. A të pëlqen kjo ide?”, ka shkruar njeriu i dashuruar.

3. Nganjëherë duhet ekspozuar që takimi i rëndomtë të shndërrohet në dashuri të përjtshme

“Gjyshi im planifikonte të mbetej i pamartuar dhe të argëtohej me sa më shumë femra. Gjyshja ime donte të mos martohej kurrë, por është shkolluar dhe ka punuar shumë. Kur të dy e gjetën personin e duhur, kjo ndryshoi”, shpjegon Deb, dhe e përshkruan nga letrat këtë:

4. Dashuria është forcë më e madhe se ne

“Jam i detyruar të besoj se hëna dhe yjet kanë rol të fuqishëm në jetët tona. Bujqit i mbjellin të mjellat sipas fazave të hënës. Hëna kontrollon baticën e zbaticën. Mirëpo, dashuria ime është nën ndikimin e përqafimit tënd, zemrës time dhe nën asgjë tjetër! Bota mund të bjerë në ndikimin e Hëmës e të Diellit, por unë bij vetëm nën ndikimin tënd.”

5. Dashuria e ka çmimin e saj

Çasti kur janë dashuruar për këta të dy nuk ka qenë më i përshtatshmi. Çmimi, të cilin është dashur ta paguajnë, për të mbetur bashkë, megjithatë ka qenë i pranueshëm, sepse e kanë ditur çfarë kanë gjetur. Ja se si amrinari ia ka shpjeguar të dashurës së saj:

“Kurrë askush nuk ka marrë asgjë për kurgjë. Ndoshta ti do të mendosh se ky është cinizëm, por unë besoj se është e vërtetë. Kurrë asgjë s’ka marrë pa para, prandaj as dashurinë. Dashuria me ka kushtuar sa asgjë tjetër në jetë! Dashuria jote me ka kushtuar me zemër dhe nuk jam i sigurt se më pëlqen kjo. Gjithsesi, kam marrë më shumë se ç’kam pritur dhe kjo ma ka ndryshuar jetën. Vetëm m duhet të mësohem me këtë”, ka shkruar marinari i dashuruar./infoglobi

Provo po ashtu

Liqeni që brenda natës mbyti 1700 njerëz

Gjatë natës së 21 gushtit 1986, fshatarët që banonin pranë liqenit afrikan Nyos dëgjuan bubullima …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.