Italia është vendi më i goditur në Evropë nga koronavirusi.
Sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, ajo ka 15,113 njerëz të infektuar, 1,016 të vdekur dhe 1,045 të shëruar.
Autoritetet e kanë izoluar gjithë vendin.
Dy javë pasi dhjetë qytetet e para janë izoluar dhe janë deklaruar “zona të kuqe”, ato nuk kanë të infektuar të rinj, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio.
“Italia ishte vendi i parë në Evropë që u prek aq keq. Por, unë shpresoj se Italia do të jetë gjithashtu e para që do ta lërë pas emergjencën”, tha Di Maio.
Në këto fotografi mund të shihni pamje nga disa pjesë të Italisë këtë javë.