fbpx

Ja si do të duket ambasada e SHBA-së

Gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të ambasadës së SHBA-së në Kosovë u bë para disa ditësh nga presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikë, Tracey Ann Jacobson.

Objektin e Ambasadës Amerikane në Kosovë do ta ndërtojë “B. L. International of Birmingham” nga Alabama.

Derisa i gjithë projekti për ndërtimin e kësaj ambasade pritet të përfundojë në vitin 2017.

Ndërtimi i saj do të bëhet në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë Ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Objekti i Ambasadës amerikane do të kushtojë 250 milion euro. Ndërkaq në të do të punësohen 700 punëtorë./infoglobi/sh.k/

U.S Embassy U.S Embassy1