Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Ja sa qytetarë votuan sot
votimi

Ja sa qytetarë votuan sot

Komisioni Qendror Zgjedhor tashmë ka nisur me publikimin e rezultateve online të zgjedhjeve që u mbajtën sot në nivel vendi në të gjithë Kosovën.

Sipas KQZ’së deri në orën  19:40, përqindja e votuesve që kanë votuar në vendvotimet në nivel vendi është 44, 11 për qind. Sipas listës së KQZ’së, Zubin Potoku prinë me numrin më të madh të votuesve me 57,34% që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim. Pastaj vjen Prishtina me 55,50% .

 

Sipas KQZ’së, në Prishtinë numri i votuesve shprehur në përqindje, arrin në 56,89% me afro 100 mijë persona që kanë votuar.

Kujtojmë se KQZ, online po i numëron votat. Ato po ndryshojnë minutë pas minuti.

Rezultatet e numërimit të votave mund t’i gjeni në ueb faqen e saj.

E para e KQZ-së Valdete Daka ka bërë të ditur se që nga ora 19:00 ka filluar afati për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me procesin e votimit të sotëm.

LEXO EDHE:

Exit polli i Klan Kosovës rangon VV-në dhe LDK-në në vendin e parë, PDK-në pas tyre 

Exit polli i PIPOS nxjerr Vetëvendosjen të parën, PDK -në të tretën

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.