fbpx

Ja projektligjet që miratoi Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt ku  mori disa vendime dhe aprovoi projektligje.

Qeveria fillimisht miratoi pakon e ligjeve të propozuara nga Ministria e Drejtësisë.

Kabineti qeveritar shqyrtoi dhe miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me të cilin eliminohen pengesat dhe vështirësitë e identifikuara të ligjit aktual

Kabineti miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i cili ka për qëllim rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përcaktohet përbërja e Këshillit, si dhe mënyra e funksionimit të administratës së Këshillit dhe të prokurorive.

U miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit. Plotësim ndryshimet e përfshira në Projektligjin për Prokurorin e Shtetit i referohen krijimit të infrastrukturës së përgjithshme për një funksionim të sistemit Prokurorial.

Më tutje, kabineti qeveritar, pas shqyrtimit e miratoi edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-199 për Gjykatat.

Ky projektligj ka për qëllim eliminimin e të gjitha mangësive, zbrazëtirave dhe vështirësive të evidentuara gjatë zbatimit të ligjit nga ana e gjykatave të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, u miratua edhe Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, cili rregullon të drejtën e kompensimit financiar të viktimave të veprave të dhunshme penale dhe të vartësve të tyre, autoritetet vendimmarrëse si dhe procedurat për realizimin e të drejtës për kompensim në situatat vendore dhe ndërkufitare./infoglobi/