kafja

Ja përse asnjëherë nuk duhet ta përdorni aparatin e kafes në hotel

Dhomat e hotelit shpeshherë janë një aferë luksoze, por ekziston një pajisje për të cilën duhet të mendoni dy herë para se ta përdorni – fjala është për aparatin e kafes.

Një studim nga Universiteti i Valencës ka treguar sesa të ndyra janë aparatet e tilla.

Hulumtuesit kanë thënë: “Ne kemi marrë mostra nga dhjetë aparate të ndryshme. Rezultatet tona tregojnë ekzistencën e një komuniteti të ndryshëm të baktereve në të gjitha aparatet”.

Studimi ka testuar aparate të kafes të cilat kanë qenë në përdorim për të paktën një vit. Përderisa aparatet e tilla mund të gjinden edhe në shtëpitë e juaja, kjo nuk do të thotë se në shtëpi janë njësoj të ndyra.

Sipas ekspertëve, në një aparat të tillë të kafes së hotelit gjenden deri në 67 baktere të ndryshme.

Ata sugjerojnë që aparatet të pastrohen thuajse çdo muaj me uthull për të parandaluar shumimin e baktereve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.