Ballina / Shkencë / Ja origjina e numrit zero
In Fabric
0

Ja origjina e numrit zero

Hulumtuesit nga Universiteti i Oksfordit analizuan dorëshkrimin e Bakhshalit, teksti matematikor më i vjetër dhe përcaktues i origjinës së simbolit.

Zeroja sot njihet si një formë ovale, pak e gjerë, ndërkohë që në realitet ka filluar si një pikë. Ky lloj simboli përdorej për të shënjuar pozicion. Përfaqësonte fillimin e një sistemi numerik indian, tashmë jashtë përdorimit. Duke filluar që nga ai formoheshin numra më të mëdhenj.

Për një farë kohe numri zero u kthye në një obsesion të matematikanëve. Deri më tani, regjistrimi i parë që kishim ishte e një shkrimi mbi murin e një tempulli indian në Gwalior, në shekullin e IX. Megjithatë një zbulim i fundit hodhi poshtë hamendësimet.

Hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit morën nga biblioteka e Bodleian e cila ruhet që prej 1902, dorëshkrimin e Bakhshalit, një tekst i famshëm indian dhe e shqyrtuan.

Ata konfirmuan se Bakhshali që ka qindra zero në faqet e tij daton nga shekulli i III ose I IV, çka do të thotë se zbulimi i këtij numri përshpejtohet me 500 vite. Sot ky numër përdoret në të gjithë botën dhe është elementi kyç në botën digjitale.

“Krijimi i numrit zero si numër që evoluoi duke u nisur nga simboli në dorëshkrim është një nga përparimet më të mëdha në historinë e matematikës”, – shprehet Marcus du Sautoy, profesor i Oksfordit. Teksi ruhet që nga viti 1881 dhe u gjet në një fushë i groposur aty, ku sot është Pakistani.

Pavarësisht antikitetit të tij datimi ishte i debatueshëm, por njihet në të gjithë botën si teksti matematikan më i vjetër në botë. Kërkimet e reja treguan se është më i hershëm akoma.

Vështirësia në datim vjen nga materiali i faqeve, janë 70 faqe të tilla me fletë thupre, e cila është përdorur në të paktën tri periudha. Tashmë e dimë se në shekullin e III matematikanët indianë hodhën farat e një ideje që më vonë do të kthehej në thelbësore për botën moderne.

Zbulimet treguan se sa vibrues ishin matematikanët në nënkontinentin indian gjatë shekujve.

 

Check Also

turqi

Shkencëtarët turq zbuluan një anomali rotacionale

Një grup i fizikanëve të Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme (ODTÜ) në Turqi zbuluan …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *