Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Ja kush sa vota fitoi nga kandidatët që garuan për kryeministër në Kosovë

Ja kush sa vota fitoi nga kandidatët që garuan për kryeministër në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve, ku doli se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, është njeriu që ka marrë më së shumti vota.

Kurti, sipas po të njëjtave të dhëna ka arritur të marrë 183,868 vota. Pas tij, me numër të madh të votave, renditet kandidatja e LDK’së, Vjosa Osmani, e cila ka marrë 176,188 të votave.

Ndërkaq në vendin e tretë dhe të katërt janë Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj. Kandidati i PDK’së për kryeministër ka marrë 146,763 të votave, ndërsa ai koalicionit AAK-PSD, ka marrë 75,917 të votave.

Ndërsa kandidati nga koalicioni NISMA-AKR-PD, i cili sipas KQZ’së nuk ka kaluar pragun zgjedhor, Fatmir Limaj ka marrë 26,014 të votave.

Ndryshe sot KQZ-ja ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Këto janë përqindjet e partive dhe numrin e deputetëve që kanë fituar:

Vetëvendosje: 26.159 %, 32 deputetë

LDK: 24.458%, 29 deputetë

PDK: 21.163 %, 25 deputetë

AAK-PSD: 11.477 %, 14 deputetë

Lista Serbe: 6.754 %. 10 deputetë

Shpallja e rezultateve dhe certifikimi do t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 44.72%.

“Në bazë të rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 26.12 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 24.45 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 21.16 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Partinë Socialdemokrate ka marrë 11.47 për qind, Lista Serbe 6.74 për qind të votave dhe Nisma Socialdemokrate 4.98 për qind”, ka njoftuar ajo.

Bazuar në numrin e votave të fituara, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja 29, PDK-ja, 25 deputetë, koalicioni AAK-PSD, 14, Lista Serbe 10 deputetë, si dhe 10 vende kanë fituar së bashku të gjitha partitë e minoriteteve.

Pas përfundimit të afatit prej 24 orësh për ankesa, ky Komision do ta bëjë certifikimin e rezultateve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Në garë kanë marrë pjesë 25 subjekte politike . Mbështetur në të dhënat preliminare këto zgjedhje kanë sjell për herë të parë Vetëvendosjen si fituese, kurse pas disa vitesh në pushtet kanë nxjerr në opozitë PDK-në.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet, Komisionerët që keqpërdorën votat – deri në 5 vjet burg

Kështu do të konstituohet Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej tyre 20 ulëse janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përkatësisht 10 për komunitetin serb dhe po aq për komunitet tjera joshumicë.

Neni 66 i Kushtetutës së Kosovës e parasheh mënyrën e konstituimit të Kuvendit. Aty përcaktohet se Kuvendi zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë ditëve nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.

Zgjedhjet u mbajtën për shkak dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ishte ftuar nga Gjykata speciale e Kosovës në Hagë. Përkundër kësaj dorëheqje Haradinaj ka marr pjesë në garën zgjedhore. /infoglobi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.