fbpx
mbreteria2

Ja kujt i takon shtëpia më e shtrenjtë në botë

Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, njeriu i ri i fortë i Arabisë Saudite që kërkon të jetë imazhi i antikorrupsionit, është blerësi i mistershëm i kështjellës luksoze “Château Louis XIV”, pranë Parisit, banesa private më e shtrenjtë në botë e shitur për 275 milionë euro, shkruan “New York Times”.

Prona luksoze u shit në shtator 2015 nga shoqëria franceze e specializuar në sektorin e pasurive të patundshme të luksit “Daniel Féau”, anëtare e rrjetit “Christie’s”.

Në atë kohë asnjë informacion nuk kishte dalë për pronarin e ri, përveç se ishte nga Lindja e Mesme.

mbreti_arabia_saudite

Kjo pronë, e ndërtuar në vitin 2011 në perëndim të Parisit, u quajt “Château Louis XIV” duke iu referuar të famshmit “mbreti Diell” që mbretëroi në Francë në shkeullin XVII dhe XVIII.

Me dëshirën për të qenë një kopje në miniaturë e kështjellës fantastike të Versajës, që është aty pranë, në këtë godinë bashkohen arkitektura e shekullit XVII me teknologjitë moderne, me shatërvane që mund t’i kontrollosh me iPhone, një sallë kinemaje, një akuarium gjigant dhe shumë të tjera.

shtepia

“Me një sipërfae të banueshme prej 5 000 metrash katrorë, ajo premton festat e Versajës nën revolucionin high-tech”, thuhet në faqen internet të promovuesit të saj, “Cogemad”.

“New York Times” pohon se pronari aktual është princi i ri trashëgimtar, Mohammed ben Salmane i cili kërkon të luftojë korrupsionin duke promovuar masa shtrënguese.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.