Ballina / KRYESORE / Ja ku janë alkoolistët më të mëdhenj në botë

Ja ku janë alkoolistët më të mëdhenj në botë

Nëse mendoni se rusët janë ata që konsumojnë më shumë alkool, e keni gabim. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi raportin e fundit për konsumin e alkoolit në botë. “Telegraph” ka realizuar një hartë, ku ngjyrat tregojnë sasinë mesatare të alkoolit të pastër të konsumuar nga një person në një vit, për secilin shtet.

map

Në vendin e parë renditen bjellorusët, të cilët mesatarisht konsumojnë 17.5 litra alkool të pastër, më pas renditen Moldavia dhe Lituania.

Ndërsa Rusia është e katërta me një mesatare prej 15 litra alkool në vit për person ose 155 shishe vere 750 ml. Më pas renditen Rumania, Ukraina, Hungaria dhe Çekia.

Gjithashtu edhe Franca, Australia dhe Irlanda e kanë në nivele të larta konsumin e alkoolit. Ndërkohë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shqiptarët renditen në kategorinë e vendeve me konsum mesatar, përkatësisht 7 litra për person në vit.

albaniaVendet me konsumin më të ulët të alkooli janë kryesisht shtetet myslimane. Në Pakistan, Mauritani, Libi dhe Kuvajt, mesatarja është vetëm 100 ml alkool i pastër në vit, ekuivalent me një shishe vere.

/Shekulli Online/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!