fbpx
zgjedhjet

Ja kalkulatori i mandateve

InfoGLOBI vazhdon me praktikën e përpjekjeve që të ju afrojë sa më shumë tek burimet e informatave të dorës së parë dhe tek ‘paisjet’ që ju ndihmojnë të gjeni në mënyrë të pavarur zgjidhjet e kërkuara.

Një ekip, mbase i entuziastëve nga boshti.com, ka ‘prodhuar’ kalkulatorin e mandateve për zgjedhjet e Kosovës 2014. Kalkulatori është shumë i thjeshtë dhe ju mundëson që të kalkuloni vetë se cili subjekt politik sa ulëse ka fituar në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën të dielën. Mjafton të futeni në ueb faqen KALKULATORI dhe shkarkoni kalkulatorin.

Pas kësaj hyni në ueb faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor ku publikohen në kohën reale rezultatet e fletëvotimeve të numëruara, për të cilat infoGLOBI ka raportuar edhe më heret (KQZ : Votat numërohen live, ja ku)

Nga faqja e KQZ merrni shifrat dhe shënoni të njejtat në kalkulator, nën emrin e subjektit politik. Në mënyrë automatike ai do të kalkulojë për ju se cila parti sa ulëse parlamentare ka fituar në këto zgjedhje.

Dhe mos harroni, numri i ulëseve është ai që do të përcakton koalicionet. Nuk ka koalicion që mund të formohet pa kalkulimin e detajuar të tyre, sepse në Parlament secili lufton ta ketë shumicën e votave për ta shtyer ‘agjendën’ e vet. Aty ku nuk arrihet shumica e votave , ka krizë institucionale, e kjo e fundit si u pa më 7 maj, shpie tek shpërbërja e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohëshme, që shpresojmë nuk i dëshiron askush./infoglobi/v.b.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.